Zaev-Tajani: Të bëhet gjithçka që viti 2018 të jetë vit i suksesit për Maqedoninë

Maqedonia

Zaev-Tajani: Të bëhet gjithçka që viti 2018 të jetë vit i suksesit për Maqedoninë

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 23:50
Pamje nga takimi

Kryeministri Zoran Zaev, në takimin e sotëm në Bruksel me kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani e shprehu kënaqësinë prej mbështetjes së vazhdueshme për Republikën e Maqedonisë dhe për politikën e zgjerimit që e përfaqëson shumica në Parlamentin Evropian, që vazhdimisht demonstrohet përmes raporteve të ndryshme, deklaratave edhe aktiviteteve nga europarlamentarët dhe grupet politike.

“Parlamenti Evropian ishte institucioni i parë i BE-së i cili veproi dhe ofroi shërbime për ndërmjetësim kur në Maqedoni u paraqit kriza politike dhe vazhdon të jetë një prej partnerëve më të sigurt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në interes të vendit”, tha kryeministri Zaev, duke shtuar se në këtë drejtim pret që të pritet edhe nisma më e re e njërit prej deputetëve evropian, e ashtuquajtura iniciativa e Zhan Monesë.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Zaev e njoftoi Tajanin me qëllimin kryesor të Qeverisë – të bëhet gjithçka që viti 2018 të jetë vit i suksesit për Maqedoninë, me sjelljen e vendimit për fillimin e negociatave për inkuadrim.

“Qasja jonë në politikë, edhe në atë vendore edhe në atë ndërkombëtare, vepron pa agjenda të fshehta dhe sinqerisht i zgjidh të gjitha çështjet, pa dallim se sa janë të lehta apo të rënda ato. Na vjen mirë që ambicia jonë dhe gatishmëria për hapa të vërtetë në procesin e inkuadrimit në BE përputhen me impulsin e rinovuar dhe interesin e zgjerimit në BE”, theksoi kryeministri Zaev në takimin me kryetarin e Parlamentit Evropian.

Në emrin e tij dhe në emër të PE-së Tajani shprehu pritje se në strategjinë e re për zgjerimin e BE-së, që pritet të publikohet së shpejti, do të dërgohet mesazh i qartë se Republika e Maqedonisë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në prioritetet e kësaj strategjie.

“Kryetari i PE-së, Antonio Tajani e shprehu mbështetjen e hapur të këtij institucioni për Republikën e Maqedonisë, paralajmëroi intensifikimin e bashkëpunimit me Kuvendin e RM-së, si dhe mbështetje në motivimin e investitorëve të BE-së t’i kushtojnë vëmendje mundësive për biznes në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat