Promovim i raportit për inkluzivitet të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta në arsimin e mesëm - Bota Sot
Promovim i raportit për inkluzivitet të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta në arsimin e mesëm

Maqedonia

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Promovim i raportit për inkluzivitet të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta në arsimin e mesëm

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 09:17
Ilustrim

Në shkollën e mesme “Vëllezërit Milladinovci” në Shkup sot do të promovohet Raporti nga hulumtimi i zbatuar për inkluzivitet të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta në arsimin e mesëm, me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në prezantimin e raportit do të marrin pjesë Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska dhe zëvendës-përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it, Elspet Erikson.

Raporti, i cili është hartuar në bazë të të dhënave nga pyetësorët të parashtruar deri te të gjitha shkollat e mesme në Maqedoni, si dhe nga analiza e zbatuar e rregullativës ligjore, do ta promovojë zëvendës-avokatja e popullit Vaska Bajramovska-Mustafa.

Në promovim do të marrin pjesë edhe ekipi inkluziv i shkollës, i cili u jep mbështetje fëmijëve me nevoja të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test