Liderët e Ballkanit Perëndimor zotohen për një zonë unike ekonomike - Bota Sot
Liderët e Ballkanit Perëndimor zotohen për një zonë unike ekonomike

Maqedonia

E diel, 17 dhjetor 2017

Liderët e Ballkanit Perëndimor zotohen për një zonë unike ekonomike

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:58
Konferenca e mbajtur në Sofje që u organizua nga Banka Botërore ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev

Në konferencën e mbajtur në Sofje që u organizua nga Banka Botërore ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, liderët e Ballkanit Perëndimor u zotuan për një zonë të vetme ekonomike.

Ai ka deklaruar se koridori 8 dhe 10 paraqet një mundësi plotësuese për zhvillim të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Banka Botërore (BB) bëri të ditur se do të mbështetë Projekt për lehtësimin e transportit dhe tregtisë në Ballkanin Perëndimor me vlerë prej 150 milion dollarë, duke shtuar se përfitimi i Ballkanit Perëndimor do të arrijë në një miliard dollar.

Kristialina Georgieva, përfaqësuese e BB-së tha se sistemi me një sportel në vendkalimet kufitare ndihmon ndërlidhjen ekonomike të rajonit dhe lehtësimin e tregtisë dhe lëvizjes së njerëzve.

Eurokomisioneri Johannes Hahn theksoi se një ekonomi unike për rajonin paraqet mënyrë për uljen e dallimeve ekonomike me BE-në, me qëllim afrimin me BE-në.

Kryeministri bullgar Boyko Borisov bëri thirrje që e kaluara t’u lihet atyre që merren me të kaluarën kurse udhëheqësitë politike të tanishme të përqëndrohen në të ardhmen e shteteve amë dhe të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test