Bekteshi do të vendosë për ligjin e energjitikës - Bota Sot
Bekteshi do të vendosë për ligjin e energjitikës

Maqedonia

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Bekteshi do të vendosë për ligjin e energjitikës

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 23:12
Kreshnik Bekteshi

"Unë si ministër i ekonomisë, në fund marr vendim për përmbajtjen finale të ligjit për energjetikë", deklaroi për Alsat M, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai këtë e tha pas publikimit të sotëm të Ligjit në të cilin nuk figuron neni tejet kontestues 239 i cili parashikonte që hidrocentralet e vogla të mund të kalojnë në pronësi private. Megjithatë, Bekteshi shprehet se kjo ka ekzistuar si opsion.

Janë propozuar shumë versione të ligjit, por ne si Ministri e Ekonomisë dhe të gjithë të përfshirët në grupin punues dhe ekspertët, sot e publikojmë propozimin tonë të ligjit për energjetikë- deklaroi ministër i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi theksoi se ligjin e ka përpiluar një grup pune i përbërë nga anëtarë ekspertë, nga ministria e ekonomisë, Komisioni Rregullator, kompanitë energjetike dhe anëtarë të kabinetit të zv- kryeministrit, Koço Angjushev. Ndryshe, siç publikuam ditë më parë, në këtë ligj kishte nen me të cilin parashikohej që hidrocentralet e vogla pas skadimit të gjysmës së afatit për koncesion, të kalojnë në pronësi të koncesionerëve. Kjo nënkupton harxhim të drejtpërdrejtë pa kontroll të pasurive nacionale të shtetit, e në interes të disa individëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test