Njoftim mbi lëvizjen me automjete në Vodno dhe në magjistralen Strugë-Qafë Thanë

Maqedonia

Njoftim mbi lëvizjen me automjete në Vodno dhe në magjistralen Strugë-Qafë Thanë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike ”Rrugët e Maqedonisë” njofton se për shkak të punëve ndërtimore, nga sot në ora 14:00 do të ketë ndryshime në regjimin e komunikacionit në rrugën magjistrale A2 Strugë-Qafë Thanë.

Ky regjim komunikacioni do të zgjatë deri në kryrjen e punëve ndërtimore.

Gjithashtu, sot dhe gjatë fundjavës qytetarët do të mund që me autobusë të lëvizin në drejtim të malit Vodno, për rekreacion dhe ajër të pastër. Lëvizja me automjete është ndaluar në këtë rajon që nga 25 nëntori i këtij viti.

Përndryshe, komunikacioni në vend zhvillohet në rrugë kryesisht të thata, kurse në vendet më të larta ka shfaqje lagështie nëpër korsi. Në vendkalimet kufitare ka pritje deri më 30 minuta për hyrje-dalje nga Maqedonia, sidomos në vendkalimin kufitar në Tabanoc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat