20 banorë të fshatrave Krani dhe Arvati të Resnjës kërkojnë ndihmë mjekësore, uji është i papastër

Maqedonia

20 banorë të fshatrave Krani dhe Arvati të Resnjës kërkojnë ndihmë mjekësore, uji është i papastër

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 18:33
Ilustrim

Njëzet persona të fshatrave Krani dhe Arvati të rajonit të Resnjës kanë këkruar ndihmë mjeësore me simptoma të enterokolitit, respektivisht ndezje të zorëve. Pas kësaj, ekipet e Qendrës së shëndetit pubik në Manastir, Inspektoriati shtetëror për sanitari dhe shëndetësi dhe Agjencia për ushqim dhe veterinari kanë kryer kontrolle të ujit për pije në këto fshatra.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, është konstatuar ndotje e ujit për pije, prandaj edhe është shpallur ndalesë e përdorimit të tij. Personat që kanë kërkuar ndihmë nuk janë hospitalizuar pasi që gjendja e tyre nuk është konsideruar shumë e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat