Ministri Saliji nesër dhe pasnesër për vizitë pune në Letoni

Maqedonia

Ministri Saliji nesër dhe pasnesër për vizitë pune në Letoni

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 11:43
Ministri i Drejtësisë, Bilen Saiji

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saiji nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Letoni.

Në suaza të vizitës, Saliji së bashku me ministrin  e Drejtësisë të Letonisë Xhintars Rasnaç, do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim midis ministrive të drejtësisë të të dy shteteve.

Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, Sailji do të takohet me drejtorin e Drejtorisë së Burgjeve të Republikës së Letonisë dhe do ta vizitojë Qendrën e Varësisë pranë burgut Olaine.

Ministri Saliji pasnesër do të takohet me udhëheqësin e shërbimit shtetëror për probacion të Republikës së Letonisë, Mihails Papsijeviç, si dhe me drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Edvins Ballsheviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat