Sot vendoset për shkarkimin e Gruevskit

Maqedonia

Sot vendoset për shkarkimin e Gruevskit

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 12:09
Nikolla Gruevski

Pasditen e sotme Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së do të mbajë mbledhje ku duhet formalisht të vërtetohet vendimi për Kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet në Vallandovë më 23 dhjetor ku duhet të konstatohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit dhe të zgjidhet kryetar.

Pritet që Gruevski të sqarojë dorëheqjen e tij para anëtarëve të Komitetit që e paralajmëroi në intervistën më 1 dhjetor. Nëse dorëheqjen e pranojnë 130 anëtarë të Komitetit, atëherë e panjohur është nëse Kongresi të mbahet më 23 dhjetor.

I pari që shfaqi ambicie për kryeytar partie ishte Filip Petrovski, ndërsa si trashëgimtar të mundshëm të Gruevskit përmendën Hristijan Mickoski, Ilija Dimovski, Nikolla Popovski, Antonio Milloshoski, Nikolla Todorov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat