Paralajmerohet liberalizimi i tregut të energjisë elektrike

Maqedonia

Paralajmerohet liberalizimi i tregut të energjisë elektrike

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 18:10
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot ka paralajmëruar liberalizimin e tregut të energjisë së lirë elektrike. Siç edhe shprehet në rrjetin social Facebook, ministri Bekteshit, qytetarët do të kenë mundësinë e zgjedhjes se nga kush do të furnizohen me energji elektrike. Me këtë nuk do të ketë si duket po i jepet fund monopolit të kompanisë EVN.

“LIBERALIZIM të tregut energjetik; qytetarët kanë mundësinë e zgjedhjes se nga kush do të furnizohen

PLOTËSOJM kërkesat dhe obligimet nga Marrëveshja për themelimin e Komunitetit Energjetike

ANULOJM kontestet e hapura nga KE për mosplotësimin e obligimeve që dalin nga ajo

RIKTHEJM besimin e institucioneve ndërkombëtare, sepse rruga e vetme e Maqedonisë është Bashkimi Europian”, kështu ka shkruar,  Bekteshi në Facebook.

Edhe pse me shumë gabime gjuhësore kjo iniciativë është e mirëseardhur për qytetarët, përshkak se EVN, si distributore e vetme e energjisë elektrike ka pasur monopol në këtë fushë, gjë që është shoqëruar edhe shpesh me protesta nga qytetarët e pakënaqur me shërbimet që i ofron kjo kompani distributuese e energjsë elektrike.

Me hyrjen e kompanive tjera, pritet ulja e madhe e energjisë elektrike, ku  qytetarët do të kenë mundësi zgjedhjen e kompanive më të mira dhe më të lira të energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat