Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji po qëndron për vizitë në Letoni

Maqedonia

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji po qëndron për vizitë në Letoni

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 11:32
Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, prej dje po qëndron për vizitë në Letoni.

Ministri Saliji dhe homologu i tij letonez Xhintars Rasnaç dje në Rigë nënshkruan Memorandum për bashkëpunim midis ministrive të drejtësisë së të dy vendeve.

"Me Memorandum u dakorduan sferat, format dhe mënyra e bashkëpunimit midis dy institucioneve, duke i ndarë vlerat e përbashkëta evropiane në frymën e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë", thuhet në kumtesë.

Memorandumi parasheh këmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për harmonizim të legjislacionit kombëtar me standardet ndërkombëtare dhe evropiane, mbështetja në procesin e inkuadrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, modernizim të profesionistëve nga gjyqësia dhe gjykatësit, përmirësim të aktiviteteve në sferën e sistemit penitenciar, menaxhim efikas me sistemin provues duke përfshirë edhe zhvillim të masave alternative efikase dhe sistemit provues si dhe sfera të tjera të cilët janë me interes të ndërsjellë.

Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, ministri Saliji u takua me drejtorin e Drejtorisë së Burgjeve të Republikës së Letonisë dhe e vizitoi Qendrën për Varshmëri pranë Burgut Olaine.

Ndërsa sod minsitri Saliji është paraparë të takoj udhëheqësin e shërbimit shtetëror  për provacion, Mihalis Papsujeviç dhe me drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Edvins Ballsheviç, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat