Gjendja e komunikacionit në Maqedoni, kërkohet kujdes nga shoferët

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni, kërkohet kujdes nga shoferët

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se për shkak të pranisë së mjegullës, në disa pjesë të vendit është ulur shikueshmëria nga 100 e deri më 150 metër.

Komunikacioni në vend zhvillohet në rrugë me korsi kryesisht të thata, ndërkaq në fuqi është obligimi ligjor për mbajtjen e pajisjeve dimërore në veturë, pa marrë parasysh gjendjen e motit.

Dendësia e komunikacionit në hapësirat jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.

LAMM-ja udhëzon shoferët që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën dhe të kenë kujdes gjatë lëvizjes në gryka dhe ngushtica mali për shkak të mundësisë së rrokullisjes së gurëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat