Premtohen shtatë milionë euro më shumë për bujqësinë në Maqedoni

Maqedonia

Premtohen shtatë milionë euro më shumë për bujqësinë në Maqedoni

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Me ndryshimet ligjore, bujqësia në Maqedoni do të ketë 7 milionë euro më shumë. Kjo bëhet e ditur nga ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ujra, Ljupço Nikollovski.

Ai shtoi se rreth 65 mijë bujq që realizojnë të ardhura deri më 1 milion denarë do të t’i marrin tatimet personale që u janë ndalur në 12 muajt e mëparshëm.

Gjithashtu, sipas tij, bujqit do të lirohen nga harxhimet administrative, respektivisht nga obligimet për të dorëzuar raportet tatimore. Në vend të tyre, këtë do ta bëjnë blerësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat