Defekt në rrjetin ONEVIP, kompania njofton se është duke u punuar në rregullimin e rrjetit

Maqedonia

Defekt në rrjetin ONEVIP, kompania njofton se është duke u punuar në rregullimin e rrjetit

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Rrjeti telefonik celular ONEVIP ka defekt në këtë pasditë dhe për këtë shkak kompania në fjalë ka dalë me njoftim zyrtar.

Sipas tyre, për shkak të ndërprerjes së lidhjeve kryesore optike ka ardhur deri te bllokimi i çfarëdo komunikimi në këtë rrjet.

ONEVIP bën të ditur se është duke u punuar intenzivisht që të rregullohet defekti që të rikthehet shërbimi i internetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat