Gruevski: Nuk kam autorizuar asnjë nga kandidatët të thirret në emrin tim për mbledhje të votave

Maqedonia

Gruevski: Nuk kam autorizuar asnjë nga kandidatët të thirret në emrin tim për mbledhje të votave

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 22:23
Nikolla Gruevski

Kandidatët për kryetar të OBRM-PDUKM-së në procesin e grumbullimit të nënshkrimeve të mos shfrytëzojnë asnjë formë të presionit, frikësimit, kërcënimeve, shantazheve, mashtrimeve dhe befasive, bëri thirrje sot lideri i partisë Nikolla Gruevski përmes faqes së tij në Facebook.

“Posaçërisht dëshiroj të theksoj se nëse cili do qoftë e keqpërdor emrin tim si kryetar afatgjatë të partisë, në kontekst të grumbullimit të nënshkrimeve për mbështetje dhe në kontekst të votimit, duhet të dihet se bëhet fjalë për prezantim dhe informim të rremë dhe nëse kjo është vendimtare gjatë sjelljes së vendimit për mbështetje, duhet të refuzohet dhënia e mbështetjes ose votës”, thekson Gruevski,

Ai në profilin e tij në Facebook thotë se nuk ka autorizuar askënd nga kandidatët që t’i referohet, siç thekson, gjoja mbështetjes së tij ekskluzive për shkak të grumbullimit të nënshkrimeve për mbështetje ose votim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat