758 persona në Maqedoni të prekur nga gripi sezonal

Maqedonia

758 persona në Maqedoni të prekur nga gripi sezonal

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Gjatë javës së 49 të vitit 2017 (nga 04.12.2017 – 10.12.2017), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 112 (I=5,4/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar(121) ka një rënie të numrit të të sëmurëve.

Aktiviteti i virusit është nën nivelin sezonal dhe ende nuk është arrirë pragu i fillimit të sezonit të gripit. Sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë tek fëmijët nga 5-14 vjet. Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve janë raportuar në territorin e QSHP Tetovë (32), ndërsa incidencë më e lartë prej 50,4/100.000është regjistruar në NJR Dibër, njofton Koha. Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 758 (I=36,6/100.000). Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara për 39%.

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar 20 QSHP/NJR. Numri më i madh i të sëmurëve (169) janë regjistruar në NJR Gostivar. Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet- 64,0%, ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 65 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat