Pritet të votohet Kryeprokurori i ri i Maqedonisë

Maqedonia

Pritet të votohet Kryeprokurori i ri i Maqedonisë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 13:07
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë do të votoj sot për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm të vendit, ku i propozuar është Ljubomir Joveski, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Deri te ky ndryshim i rendit të ditës erdhi pasi që njëpjesë e Qeverisë janë në Pogradec në takimin qeveritar Maqedoni-Shqipëri, prandaj projektbuxheti për vitin 2018 u shty për të premten tjetër.

Pritet të votohen edhe ndryshimet në Ligjin për Këshillin gjyqësor, për mbrojtjen e dëshmitarëve, ligj ky i kërkuar nga PSP-ja, si edhe për ligjin për shfuqizimin e Këshillit për verifikimine fakteve dhe ngritjes së procedurave për verifikimin e përgjegjësisë për gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat