Kryeprokurori i Maqedonisë pritet të votohet më 22 dhjetor

Maqedonia

Kryeprokurori i Maqedonisë pritet të votohet më 22 dhjetor

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 14:21
Ljubomir Joveski

Ka përfunduar diskutimi kryesor për përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri të Maqedonisë pa prezencën në sallë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Kryekuvendari Talat Xhaferi e shtyu votimin për më 22 dhjetor, pak para se të filloj seanca për buxhetin.

Deputetët e shumicës parlamentare theksuan se Ljubomir Joveski është kandidati i duhur për postin e kryeprokurorit. Tomisllav Tuntev kërkoi nga OBRM-PDUKM-ja që të deklarohet për këtë kandidat.

Nga BDI theksuan se presin që Joveski t’i shqyrtoj rastet ”Monstra”, ”Lagja e Trinave”, ”Sopot”, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat