Vetëm tre udhëzime të GRECO-së i ka plotësuar Maqedonia, rezultat i pakënaqshëm

Maqedonia

Vetëm tre udhëzime të GRECO-së i ka plotësuar Maqedonia, rezultat i pakënaqshëm

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 14:59
GRECO

Kryetari i Grupit të shteteve kundër korrupsionit në Këshillin e Evropës (GRECO), Marin Mr?ela ka deklaruar se shpreson që Maqedonia t’i plotësoj udhëzimet e GRECO.

Ai theksoi se një gjë e këtillë pritet nga Maqedonia, duke shtuar se shpreson që të gjithë faktorët politik të jenë të vetëdijshëm për atë se udhëzimet patjetër të zbatohen, jo për shkak të GRECO, por për shkak të qytetarëve të Maqedonisë.

Sipas tij, nga 19 udhëzimet e GRECO, tre janë plotësuar, dhjetë janë plotësuar pjesërisht, kurse gjashtë mbeten të paplotësuar. Mr?ela bëri të ditur se ky nuk është rezultat për t’u lavdëruar, kurse afati i fundit është 31 janari i vitit që vjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat