Maqedoni, qarkullimi industrial shënon rritje në tregun e huaj, ulje në tregun vendor

Maqedonia

Maqedoni, qarkullimi industrial shënon rritje në tregun e huaj, ulje në tregun vendor

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Qarkullimi në industrinë e Maqedonisë për muajin tetor të këtij viti në krahasim me tetorin e vitit të kaluar shënon rritje prej 5,8 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistika.

Qarkullimi i industrisë i realizuar në tregun vendor në tetor të vitit 2017 në krahasim me tetorin e vitit 2016 shënon ulje prej 5,6 për qind, ndërsa qarkullimi i realizuar në tregjet e huaja shënon rritje prej 8,5 për qind.

Ndarë në sektorë, qarkullimi në sektorin e Xehetarisë në tetor të vitit 2017, në krahasim me tetorin e vitit 2016, shënon ulje prej 3,1 për qind, ndërsa në sektorin e Industrisë përpunuese shënohet rritje prej 6,1 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në tetor 2017, në krahasim me tetorin 2016 shënon rritje sektori Intermediar, përveç energjisë për 5,4 për qind, Prodhime kapitale për 7,2 për qind, prodhime afatgjate për përdorim të gjerë për 5,4 për qind dhe prodhime afatshkurta për përdorim të gjerë për 4 për qind.

Qarkullimi në industri, në tetor 2017, në krahasim me shtatorin 2017, shënon ulje prej 1,8 për qind, ndërsa në periudhën janar-tetor 2017, në krahasim me periudhën janar-tetor 2016 ka rritje prej 6,6 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat