Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve më të vogla.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, thuhet në raportin e LAMM.

Rruga rajonale P-2332 që kalon nëpër parkun kombëtar Galiçica mbyllet për të gjitha llojet e komunikacionit nga 15.11.2017 deri më 01.04.2018.

Për shkak të dëmtimit të urës në rrugën A-1 Gradsko-Negotinë te Stobi-Lumi i Zi, korsia e djathtë mbyllet për komunikacion, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet vetëm në korsinë e majtë të rrugës. Është vendosur sinjalizim përkatës.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat