Delegacion shtetëror i Maqedonisë në varrimin e mbretit rumun

Maqedonia

Delegacion shtetëror i Maqedonisë në varrimin e mbretit rumun

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 12:52
Qeveria e Rumanise

Një delegacion shtetëror i Maqedonisë, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të marrë pjesë në varrimin e mbretit Mihaili i Parë në republikën e Rumanisë.

Në delegacion do të jetë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resorët ekonomik, Koço Angjushev.

Mbreti Mihaili i Parë vdiq në Zvicër më 5 dhjetor. Ceremonia e varrimit do të fillojë nga Pallati mbretëror me meshë në orët e mëngjesit, ndërsa varrimi do të bëhet vonë pasdite. Në Rumani është shpallur ditë zie treditore pas vdekjes së mbretit Mihaili i Parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat