Gruevski: Kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së duhet të jetë shembull!

Maqedonia

Gruevski: Kryetari i ri i VMRO-DPMNE-së duhet të jetë shembull!

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 21:28
Kryetari i dorëhequr i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski

Kryetari i dorëhequr i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka dhënë leksione për kryetarin e ri të kësaj partie duke thënë se ai duhet të premtojë gjëra të realizueshme dhe të njejtat të mos i harrojë.

Para të rinjëve të partisë, Gruevski tha ”Çdo herë mbani llogari për premtimet tuaja. Vetëm kështu mund të ju mbështesin njerëzit. Duhet të jeni të lidhur me ideologjinë dhe të ndjekni rrugën e të parëve tanë.”

Para të pranishmëve folën edhe zyrtarë tjerë të partisë.

Përndryshe, pasardhës i Gruevskit duhet të zgjidhet më 22 dhe 23 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat