Strugë, ujërat fekale përfundojnë në lumin Drin

Maqedonia

Strugë, ujërat fekale përfundojnë në lumin Drin

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 18:40
Lumi Drini i Zi

Sasi të mëdha të ujërave të zeza edhe sot derdheshin në lumin Drini i Zi dhe në Liqenin e Ohrit. Stacioni filtrues për ujëra të zeza në afërsi të Strugës nuk funksionon.

Nga ndërmarrja thonë se shkak për këtë është se ende nuk janë blerë pjesët për riparimin e të njëjtit. Drejtori i vjetër – i ri i pjesës së Strugës i ndërmarrjes publike të ujësjellësit “Proakva”, Vait Ajro thotë se i tërë sistemi është pranë kolapsit, tashmë gjashtë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat