OBRM-PDUKM proteston para Ministrisë së Drejtësisë, kërkojnë lirimin e të burgosurve

Maqedonia

OBRM-PDUKM proteston para Ministrisë së Drejtësisë, kërkojnë lirimin e të burgosurve

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 21:22
Protesta para Ministrisë së Drejtësisë

Me protestë para Ministrisë së Drejësisë, aktivistë dhe përkrahës të OBRM-PDUKM-së edhe sonte kërkuan lirimin e bashkë partiakëve të tyre dhe të burgosurve tjerë për ngjarjet e 27 prillit.

Nga OBRM-PDUKM-ja kërkojnë ndalje të pakusht të, siç thonë ato ” gjithë këtyre proceseve të përndjekjes politike dhe lirim të personave të përndjekur”.

“Detyrimisht të mbetemi të bashkuar, sepse ajo është mënyra e veteme që rezistenca jonë të jetë e fuqishme dhe të mbijetojë Maqedonia. Sonte jemi këtu për Maqedoninë dhe për të përkrahur mbrojtësit e Kushtetusës”, tha gjatë fjalimit të saj Marija Andonova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat