PSP-ja në betejë me ish-zyrtarët e Maqedonisë në nëntë lëndë vetëm këtë javë

Maqedonia

PSP-ja në betejë me ish-zyrtarët e Maqedonisë në nëntë lëndë vetëm këtë javë

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale Publike për këtë javë ka shumë punë. Duke filluar nga sot, Fatime Fetai me shoqe do të jetë nëpër gjykatat e Maqedonisë për nëntë lëndë të ngritura lidhur me krimin dhe parregullsitë të dëgjuara nëpër ”bombat” e opozitës.

Sot (e hënë) dhe të mërkurën është lënda ”Shuplaka në Komunën Qendër” ku janë të akuzuar Nikolla Gruevski dhe 13 persona tjerë për hunën në Komunën Qendër në qershor të vitit 2013. Deri tani për këtë lëndë fajin e kanë pranuar dy persona: Tomisllav Llazzarov dhe Jordan Ristevski.

Sot gjithashtu duhet të mbahet edhe gjykim për lëndën ”Trajektorija” ku gjithashtu është i akuzuar Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Ljupço Georgieski, drejtor i rrugëve të Maqedonisë.

Për nesër (e martë) është caktuar edhe rasti ”Tarifa” ku janë të akuzuar persona që dyshohen se kanë porositur jo-ligjërisht softëare për ELEM-in si kompani shtetërore.

Të mërkurën është caktuar gjykim për rastin ”Sopot” që është në procedurë që nga vitit 2003. PSP-ja ka të mbledhura fakte edhe për këtë lëndë.

Të enjten para gjykatës dalin PSP-ja dhe të akuzuarit në rastin ”Trust” ku i akuzuar i parë është Sead Koçan, afaristi dhe drejtori i kompanisë ”Transmet”.

Gjithashtu të enjten do të ketë gjykim edhe në rastin ”Toplik” ku do të gjykohen personat që kaën bërë tregti të paligjshme në lagjen ”Qyteti i diellit” në fshatin Sopishte.

Ndërsa të premten ka gjykim për ish-zyrtarët e DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski për prishjen e materialeve për përgjim në MPB. Të njejtët janë të akuzuar edhe në Greqi për falsifikim dokumentesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat