315 dëshmi kundër Gruevskit vetëm për një lëndë

Maqedonia

315 dëshmi kundër Gruevskit vetëm për një lëndë

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 12:03
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski sot duhet të del para gjyqit për dy raste, për ”Shuplakat në Komunën Qendër” dhe për lëndën ”Trajektorja” ku akuzohet për autostradën Mlladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.

Sipas Agjensisë informative Meta, për Gruevskin PSP ka dorëzuar 315 fakte nga ”bombat” që lidhen me komunikimet e Gruevskit me ish-zyrtarët e tij. Bëhet fjalë për fakte të llojit të bisedave telefonike dhe sms mesazhe.

Prokuroria Speciale Publike kur i’a ka prezentuar faktet Gruevskit dhe të akuzuarve tjerë në këtë lëndë, ata nuk kanë pranuar t’i shohin.

Përshkak të gjykimit për lëndën ”Shuplakat në Komunën Qendër” gjykimi për lëndën ”Trajektorja” anulohet për me 26 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat