Gruevski: Në fushatë brendapartiake shfaqen edhe të pakënaqur

Maqedonia

Gruevski: Në fushatë brendapartiake shfaqen edhe të pakënaqur

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 13:24
Nikolla Gruevski

Lideri në ikje i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski ka deklaruar sot se tani për tani ka fushatë brendapartiake, dhe se në këto raste ka gjithka.

Sipas tij, kur ka më shumë të përfshirë dhe të interesuar, sigurisht që shfaqen edhe të pakënaqurit, por thekson se është me rëndësi të respektohen me njëri-tjetrin, pasi që pas 23 dhjetorit do të duhet të bashkëpunojnë dhe të jenë në të njëjtën anë.

Gruevski kërkon që të zgjidhet një lider i partisë pa njolla, dhe pas 24 dhjetorit, partia të jetë e bashkuar dhe të vazhdojë të punojë për t’u kthyer në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat