Regjistrohet ndotje e lartë e ajrit në Shkup, Tetovë, Kumanovë e Manastir

Maqedonia

Regjistrohet ndotje e lartë e ajrit në Shkup, Tetovë, Kumanovë e Manastir

Më: 1 janar 2018 Në ora: 21:30
Ilustrim

Megjithëse e përcollëm vitin 2017, sërish ndotjen e kemi trashëguar edhe në vitin 2018.

Në rajonin e Shkupit është regjistruar sërish nivel i lartë i ndotjes, duke tejkaluar nivelin e lejuar në të gjitha komunat përreth Shkupit.

Nivel i lartë i ndotjes është regjistruar në Qendër, Lisiçe, Rektorat, Karposh, Gazi Babë dhe Milladinovc.

Sipas stacioneve matëse, ndotje e lartë është regjistruar edhe në Manastir e Tetovë, si edhe në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat