Çmimi i banesave nuk do të ndryshojë as këtë vit

Maqedonia

Çmimi i banesave nuk do të ndryshojë as këtë vit

Më: 8 janar 2018 Në ora: 21:03
Ilustrim

Nuk do të ulet çmimi i banesave dhe objekteve afariste këtë vit.

Edhe pse është rritur oferta e pasurisë së patundshme, kjo nuk do të sjellë zbritje për metër katror, thonë një pjesë e kompanive që intensivisht ndërtojnë në shtet. Një pjesë e investitorëve thonë se stabilizimi i situatës politike ka rritur kërkesën për banesa, me çfarë është betonuar çmimi i pasurisë së patundshme.

"Në tremujorin e fundit të vitit, në bazë të rezultateve të hulumtimit tonë shohim se ka një rritje të kërkesës dhe blerjes së banesave dhe hapësirave afariste. Gjysmën e dytë të vitit të kaluar pamë një rritje në shitjen e banesave dhe nga kjo del fakti dhe pritjet se ne do të kemi rritje të shitjes së pasurive të patundshme, dhe nuk do të ketë ulje të çmimit të banesave"- deklaroi Eser Xhevahir, ndërtues.

"Viti 2017 ka qenë mjaft i suksesshëm, ndryshe nga vitet e tjera. Kemi rritje të numrit të shitjeve të banesave, por edhe rritje të numrit të kredive të vendosura nga bankat, pikërisht për ndërtesat e banimit. Për këtë arsye besojmë se tregu është i qëndrueshëm dhe nuk do të ketë ndryshime serioze në çmimet"- deklaroi Vllatko Bogoevski, agjenci imobiliare.

Një metër katror në kryeqytet shitet nga 900 deri në 1500 euro, në varësi se në cilën pjesë të qytetit gjendet. Banesat më të shtrenjta janë në Aerodrom, Vodno, Qendër dhe Karposh. Më të lira janë në Gazi Babë, Çair dhe Hekuranë. Ndryshe nga Shkupi në qytetet e tjera banesat lëvizin nga 600 deri në 900 euro për metër katror. Më të kërkuara janë banesat me sipërfaqe deri në 60 metra katrorë dhe garsonierat. Përqindja më e madhe ose 60 për qind e banesave të shitura janë blerë nga çiftet e reja. Shumica e këtyre banesave janë blerë me kredi, por, gjithnjë e më shumë qytetarët, në vend që në banka, kursimet i investojnë në pasuri të patundshme. Disa ekspertë ekonomikë mendojnë se normat e ulëta të interesit për depozitat, janë arsye më shumë që qytetarët të hollat ti investojnë në banesa, apo dyqane në vend që kursimet ti të ruajnë në bankë. Ndërsa në Shkup, Kumanovë, Manastir, Ohër dhe qytete të tjera në vend, kërkohen banesa në Tetovë përveç banesave rritet kërkesa edhe për objekte afariste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat