Pas miratimit të ligjit për gjuhën shqipe, para Kuvendit të Maqedonisë ka nisur protestë

Maqedonia

Pas miratimit të ligjit për gjuhën shqipe, para Kuvendit të Maqedonisë ka nisur protestë

Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:20
Protesta

Rreth 20 qytetarë të përkatësisë kombëtare maqedonase kanë filluar protestë para Kuvendit të Maqedonisë.

Protesta është rezultat i pakënaqësive të këtij grupi të qytetarëve për miratimin e ligjit të gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë.

Protestuesit paralajmërojnë që ligjin e gjuhëve do ta dërgojnë në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe të njëjtin e cilësojnë si joparimor dhe jokushtetues.

Protesta ishte paralajmëruar se do të mbahet paralelisht me votimin e ligjit të gjuhëve, por ajo filloi pas miratimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat