Në Strumicë dhe Gjevgjeli do të ndërtohen dy strehimore për qentë endacak

Maqedonia

Në Strumicë dhe Gjevgjeli do të ndërtohen dy strehimore për qentë endacak

Më: 12 janar 2018 Në ora: 12:20
Ilustrim

Në komunën e Strumicës dhe të Gjevgjelisë synohet të ndërtohen dy qendra për strehimin e qenve endacak të rajonit planor juglindor.

Këto dy strehimore do të mbulojnë tërë komunat e rajonit, respektivisht strehimorja e Strumicës do të mbuloj komunat Vasilevë, Bosilevë, Novo Sellë, Radovish dhe Konçe, kurse strehimorja në Gjevgjeli do të mbuloj Vallandovën, Dojranin dhe Bogdancin.

Për këtë ide, synohet të themelohet një ndërmarrje publike rajonale, kurse mjetet financiare deri dy milionë denarë, do të sigurohen nga Byroja për zhvillim rajonal, si edhe nga komunat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat