Përmbaruesit si "fajdexhinjtë", për 40 mijë denarë borxh, kërkojnë 70 mijë denarë - Bota Sot
Përmbaruesit si "fajdexhinjtë", për 40 mijë denarë borxh, kërkojnë 70 mijë denarë

Maqedonia

E mërkurë, 18 korrik 2018

Përmbaruesit si "fajdexhinjtë", për 40 mijë denarë borxh, kërkojnë 70 mijë denarë

Më: 13 janar 2018 Në ora: 20:16
Ilustrim

Ky është Qamil Kamberovski nga fshati i Shkupit Cvetovë. Brengën që e ka, e ka shtyrë që drejtësinë ta kërkoj përmes mediave.

Ekipi i TV21 u takua me Kamberovskin në qendrën e kryeqytetit që të dëgjoj problemet me të cilat ballafaqohet familja e tij. Shumë i shqetësuar, por edhe i revoltuar Kamberovski filloi ta tregoj përvojën e tij, që e ka pasur me përmbaruesit. Së pari i është bllokuar xhirollogaria dhe nga banka i kanë thënë se ka borxh prej 26 mijë denarëve. Por, për një kohë të shkurtër borxhi ka arritur 40 mijë denarë. Megjithatë kjo nuk është e tëra.

“Shkova tek përmbaruesi. Nëpunësja më pranoi dhe unë e pyeta. Çfarë keni punuar ju që të më merrni aq para. Banka më ka marrë 40 mijë denarë, por ju pse po më merrni edhe 30 mijë denarë shtesë, a nuk është turp kjo. Pas një jave më thirrën shkova dhe më than se duhet të paguaj 70 mijë denarë”, tha Qamil Kamberovski.

Kamberovski thotë se përderisa ka qenë në zyrën e përmbaruesit, aty ka ardhur dhe një grua e cila ka filluar të bërtas shumë dhe të qaj, kur e ka kuptuar se për borxh prej 1.500 denarë duhet të paguaj 15.000 denarë. Ka shumë qytetarë me të njëjtën përvojë si e imja, thotë Kamberovski. Ai kërkoi ndihmë dhe mirëkuptim nga qeveria.

“Unë nuk dua që t′i kem borxh shtetit. Kërkoj që ndaj këtyre personave që na kanë plaçkitur të ndërmerret diçka, si është e mundur që thjeshtë të marrin 20, 30 apo 50 mijë denarë. Nëse ka mënyrë që t′i kthejnë, në rregull, nëse jo, atëherë i shpenzofshin për më të afërmit”, shtoi Kamberovski.

Pikërisht për këtë temë, përkatësisht puna e përmbaruesve ishte edhe fokusi i emisionit Klik Plus në TV21. Përfaqësues të sektorit civil gjatë gjithë emisionit u munduan që të shpjegojnë se përmbaruesit marrin shuma, shumë më të mëdha nga sa kanë borxh qytetarët dhe kompanitë. Përmbaruesit pohojnë se kanë punuar në përputhje me ligjin.

“Përmbaruesi duhet t′i llogarisë shpenzimet e avokatit të noterit. Ne kemi edhe shpenzime të tjera gjatë procedurës së kryerjes së punës sonë. Kemi shpenzime për vlerësim, për ekspertë, kemi shpenzime të larta që i paguajmë në Kadastrën, të cilat tani janë ulur për 50%”, u shpreh Zoran Dimov, Përmbarues.

Nga zyra e avokatit të popullit thonë se në nivel vjetor, për këtë problematik në adresën e tyre arrijnë rreth 300 ankesa nga personat fizik dhe juridik. Përndryshe nga mesi i këtij viti duhet të jetë gati ligj i ri për punën e përmbaruesve, i cili tani për tani nuk premton uljen e çmimit të shërbimeve nga kjo veprimtari. Për 10 vite përmbaruesit në vend kanë marrë rreth 1 miliard euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test