Maqedoni, mungesë barnash për sëmundje të rralla - Bota Sot
Maqedoni, mungesë barnash për sëmundje të rralla

Maqedonia

E shtunë, 21 korrik 2018

Maqedoni, mungesë barnash për sëmundje të rralla

Më: 13 janar 2018 Në ora: 23:53
Ilustrim

Edhe pse para vitit të ri u bë furnizimi përmes blerjes urgjente të barnave për sëmundje të rralla, ajo ishte vetëm një zgjidhje afatshkurtër. Tani në pritje është furnizimi i rregullt, që pacientëve t’u sigurohen barnat e nevojshme për trajtimin e sëmundjeve të tyre, njofton TV 21. Nga shoqata civile për sëmundje të rralla  “Jeta me sfida” theksojnë se furnizimi i rregullt e këtyre barnave është jetike për pacientët. Kryetarja e kësaj shoqate, Vesna Aleksovska thotë se ka nevojë edhe për furnizime me barna tjera.

Drejtori i Agjencisë së Barnave nuk u përgjigj në pyetjen se kur do të blihen barnat për sëmundjet e rralla, duke thënë se për këtë gjë përgjegjëse është Ministria e Shëndetësisë. Ai tha se së bashku me fondin shëndetësor dhe ministrinë e shëndetësisë po punojnë në gjetjen e një zgjidhje sistematike për këtë çështje.

Nga ministria e Shëndetësisë në lidhje me këtë njoftuan se vazhdimisht po i ndjekin nevojat për barnat që mungojnë. Nga atje thonë se në buxhetin e ministrisë për vitin 2018, në Programin për shërimin e sëmundjeve të rralla, janë paraparë rreth 224 milionë denarë ose rreth 10 milionë drnarë më shumë nga viti paraprak.

Ndryshe, nga Shoqata civile për sëmundje të rralla “ Jetë me sfida” kërkojnë që sa më shpejtë të përfundojë regjistri i filluar në vitin 2015 i personave me sëmundje të rralla. Nga kjo shoqatë informojnë se jo zyrtarisht, në regjistër ndodhen rreth 400 pacientë, ndërsa numri real është mbi 2000 pacientë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test