Reagon UNESKO, ndërpriten projektet për rrugët në Strugë e Ohër - Bota Sot
Reagon UNESKO, ndërpriten projektet për rrugët në Strugë e Ohër

Maqedonia

E premte, 20 prill 2018

Reagon UNESKO, ndërpriten projektet për rrugët në Strugë e Ohër

Më: 13 janar 2018 Në ora: 23:56
Ohri

Me rekomandimin e UNESCO-s është ndërprerë realizimi i projekteve për ndërtimin e 8.5 kilometrave të rrugës nga Struga deri në Trebenishtë. Kjo rrugë duhej të lidhej me autostradën në ndërtim e sipër Ohër – Kërçovë, por edhe me rrugën e shpejtë nga Ohri nëpërmjet Peshtanit në Shën Naum, që duhej të kalojë nëpër Parkun Kombëtar Galiçica. Bëhet fjalë për një nga projektet më të premtuara të qeverisë së mëparshme të VMRO-DPMNE-së.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

“Pas misionit të kryer, nga UNESCO janë dorëzuar vërejtjet dhe rekomandimet për ndërprerjen e ndërtimit derisa nuk shqyrtohet ndikimi në mjedisin jetësor.”

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për Alsat-M, thanë se paratë për këto ndërtime në shumën prej 85 milionë eurove, që janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të përdoren për projekte të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test