Sekullovska me shkrim “Është koha të urrejmë shqiptarët”, ironizon patriotët maqedonas

Maqedonia

Sekullovska me shkrim “Është koha të urrejmë shqiptarët”, ironizon patriotët maqedonas

Më: 16 janar 2018 Në ora: 07:02
Biljana Sekullovska

Gazetarja Biljana Sekullovska ka ironizuar me patriotët maqedonas me një artikull të saj me titull “Është koha që të urrejmë shqiptarët”, transmeton Zhurnal.

Ajo shkruan se për momentin të jesh një patriot maqedonas me nam e nishan patjetër duhet të urrehen shqiptarët, në fakt të urrehet gjithçka që është jo maqedonase. Ajo parashtron pyetjen, pse ekzistojnë shqiptarët, jetojnë dhe marrin ajrin e njejt me maqedonasit?

“Të jesh patriot maqedonas, së pari duhet të urresh gjithçka që nuk është maqedonase, sepse siç thonë, është nga Zoti, e lashtë. Jo, më korigjoni, nuk duhet, por duhet të urrehet gjuha shqipe, muslimanizmi gjithashtu, shqiptarët patjetër. Pse ekzistojnë shqiptarët, jetojnë, marrin ajër me maqedonasit, kjo racë e tepërt ariane, prej ku burojnë amebët, dhe jo përkundrazi, assesi përkundrazi. Të urrehet, të përçmohet, të nënçmohet, të mallkohet gjithçka që nuk është maqedonase, kjo është mënyra më e mirë për të jetuar si patriot”, ka shkruar mes tjerash Biljana Sekullovska në artikullin e saj me titull “Është koha që të urrehen shqiptarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat