Marrëveshja për fqinjësi të mirë futet në Kuvendin e Bullgarisë

Maqedonia

Marrëveshja për fqinjësi të mirë futet në Kuvendin e Bullgarisë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:15
Zoran Zaev dhe Boyko Borisov

Ratifikimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, sot do të futet për rishikim në dy komisionet parlamentare në Parlamentin e Bullgarisë.

Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes, së pari do ta rishikojë Komisioni për Politikë të Jashtme dhe më pas Komisioni për Çështje Evropiane në Kuvendin e Bullgarisë.

Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë u nënshkrua më 1 gusht 2017 nga kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Boyko Borisov.

Ndërsa më 15 janar deputetët në Kuvendin e Maqedonisë me 61 vota “për” dhe 1 “të përmbajtur” ratifikuan marrëveshjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat