Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka arritur në Shkup për vizitën e tij dyditore në Maqedoni.
Sonte ai u takua me delegacionin e Qeverisë së Maqedonisë, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.
Nesër Stoltenberg pritet të realizojë takime me kryetarin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin për punë të jashtme Nikolla Dimitrov, ministren e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe me funksionarë tjerë shtetëror.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nesër do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.