Hojt Ji: Mundësi e vërtetë për marrëveshje

Maqedonia

Hojt Ji: Mundësi e vërtetë për marrëveshje

Më: 20 janar 2018 Në ora: 17:35
Hojt Ji, Diplomat amerikan

Maqedonia dhe Greqia kanë mundësi të mirë për të arritur marrëveshje për çështjen e emrit, ka deklaruar, Zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i ShBA-së për Evropë dhe Euroazi, Hojt Brajan Ji, në një intervistë për televizionin bullgar Bllumberg.

Hojt Ji beson se ka vullnet politik edhe në Athinë, por edhe në Shkup, që të arrihet marrëveshje dhe të zgjidhet një herë e përgjithmonë çështja e kontestit shumëvjeçar.

“Do të kërkohet punë e mundimshme, sepse çështja nuk është e thjeshtë për t’u zgjidhur. Do të ishte mirë që problemi të zgjidhej para 25 viteve, por nëse dy shtetet vazhdojnë të punojnë sikur tani, nën udhëheqjen e përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara. Metju Nimic, si ndërmjetësues, ne besojmë se ajo është plotësisht e mundur”, tha Hojt Ji, Diplomat amerikan.

Hojt Ji kapërshëndetur edhe marrëveshjen mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, për të cilën ka thënë se është një fillim shumë i mirë për presidencën bullgare në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat