Dy kusherinj, dy invalidë nga luftimet e vitit 2001 në Sllupçan!

Maqedonia

Dy kusherinj, dy invalidë nga luftimet e vitit 2001 në Sllupçan!

Më: 21 janar 2018 Në ora: 00:38
Rexhep Memeti dhe Liman Limani

Në vitin 2001 në fshatin Sllupçan nuk luftuan vetëm ushtarët e UÇK-së, por edhe civilët, fëmijët, gratë e pleqtë. Shembull i tillë janë dy kusherinjtë, Rexhep Memeti tashmë i ndjerë dhe Liman Limani, të cilët mbetën invalidë nga granatimet e forcave maqedonase. Fotografinë e ka postuar një kusheri i tyre, duke rikujtuar se shteti asnjëherë nuk u përkujdes për dëshmorët, invalidët dhe të dëmtuarit tjerë të Sllupçanit.

“Dy kusherinj nga fshati Sllupçan, invalid nga lufta e vitit 2001 Rexhep Memeti tashmë i ndjerë dhe Liman Limani. Dëshmorët, invalidët dhe të gjithë luftëtarët meritojnë respekt të veçantë. Amaneti i tyre për barazi dhe drejtësi duhet të shkojë në vend”, ka shkruar kusheriri i tyre, duke i përkujtuar në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat