Është i ndaluar qarkullimi për automjetet me ngarkesa të rënda në Strazhë

Maqedonia

Është i ndaluar qarkullimi për automjetet me ngarkesa të rënda në Strazhë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 10:37
Strazhë

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet në mënyrë të kujdesshme. Në rrugën Berovë- Smojmirovë, Tetovë- Jazhincë, Kodra e Diellit dhe në Bukovë, rrugët  janë të rrëshitshme nga dëbora kurse por nuk ka pengesa dhe ndalesa në qarkullim, informojnë nga “AMSM”.

Kurse në kalimin malor në Strazhë ka ndales për qarkullim të automjeteve të cilat kanë ngarkesa të rënda.

Gjithashtu komunikacioni është i ndaluar edhe për automjetet e ngarkura rëndë edhe në kalimin malor në Mavrovë nga ora 06:30.

I tërë komunikacioni rrugor ka intenzitet normal, edhe në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa të mëdha.

“AMSM” apelon për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të kontrolluar si dhe gjatë vozitjes të respektohen sinjalizimet e komunikacionit.

Nga 15 Nëntori në fuqi  ka hyrë obligimi ligjor për të pasur pajisjet dimërore në automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat