Veselin Ivanov: Jam optimist se Shkupi dhe Athina mund të gjejnë zgjidhje

Maqedonia

Veselin Ivanov: Jam optimist se Shkupi dhe Athina mund të gjejnë zgjidhje

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:36
Ambasadori Ivanov

Çështja për emrin është midis Shkupit dhe Athinës, Bullgaria nuk mund të ketë rolin e ndërmjetësuesi, vlerëson ambasadori bullgar në Greqi, Veselin Ivanov i cili në zyrën e delegacionit të Parlamentit evropian në Athinë prezantoi prioritetet e kryesimit bullgar në BE.

Çështja e emrit dhe perspektiva evropiane në Ballkanin perëndimor, Ivanov i ka përsëritur si pjesë e prioriteteve të larta të kryesimit bullgar me BE-në.

Me qëndrim identik se Bullgaria është vetëm kryesues i BE-së dhe nuk është pjesë e negociatave mes Maqedonisë dhe Greqisë ka dalë edhe shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias.

Relacionet Shkup- Athinë i ka komentuar  ambasadori Ivanov i cili është optimist se Maqedonia dhe Greqia do të gjejnë zgjidhje të problemit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat