Joveski premtoi shqyrtimin e ankesave dhe lëndëve për dhunë ndaj gazetarëve të Maqedonisë

Maqedonia

Joveski premtoi shqyrtimin e ankesave dhe lëndëve për dhunë ndaj gazetarëve të Maqedonisë

Më: 23 janar 2018 Në ora: 18:51

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani realizoi një takim me kryeprokurorin e ri të vendit, Ljubomir Joveski, me të cilin bisedoi për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për çështje të interesit të përbashkët.

Selmani ka shprehur shqetësimin se në Maqedoni ka politikë të mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve, prandaj kërkoi nga Joveski që sa më shpejtë të procesohen lëndët që dhunuesit të dalin para drejtësisë.

Kryetari i SHGM-së u ankua se prokuroria i ka refuzuar paditë për gjuhë të urrejtjes ndaj gazetarëve, pa ndonjë argumentim serioz, prandaj kërkoi që këto raste të rishqyrtohen.

Palët kanë rënë në ujdi që të organizohen trajnime për gazetarët dhe prokurorët për të përmirësuar raportimin e gazetarëve dhe veprimet e prokurorëve për rastet që lidhen me fjalën e lirë.

Joveski ka premtuar se do të shqyrtohen rastet që kanë të bëjnë me gazetarët, si edhe do t’i shqyrtoj sërish refuzimet e padive për gjuhë të urrejtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat