Gjykata Kushtetuese shfuqizoi katër plane urbanistike të qendrës së Shkupit

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi katër plane urbanistike të qendrës së Shkupit

Më: 25 janar 2018 Në ora: 22:58
Ilustrim

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizim të vendimit të komunës Qendër për Arenën e vogël, kthehet Plani i detajuar urbanistik i vitit 2012.

Mbrëmë është sjellur vendim sipas të cilës shfuqizohen katër plane urbanistike të qendrës së Shkupit, duke përfshirë edhe PDU “Arena e vogël”. Pikërisht me atë plan bëhej realizimi i projektit “Shkupi 2014”.

Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, komunat nuk mund të shfuqizojnë plane urbanistike, por vetëm mund të miratojnë PDU, ndërsa nëse vlerësojnë se diçka nuk është në rregull me planin e miratuar, mund ta ndryshojnë atë. Kompetencë për shfuqizimin e planeve urbanistike ka vetëm Gjykata Kushtetuese e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat