Nis shkarkimi i drejtorëve të ASH-së, ja kush është i pari

Maqedonia

Nis shkarkimi i drejtorëve të ASH-së, ja kush është i pari

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 13:46
Ziadin Sela

Qeveria ka nisur të shkarkojë funksionarët e ASH-së. Gjatë ditës së djeshme është shkarkuar drejtori i ndërmarrjes publike Agrobursa e Maqedonisë, Ruzhdi Matoshi. Këshilli drejtues i kësaj ndërmarrje ka bërë shkarkimin e tij. Matoshi është një nga përfaqësuesit e lartë të ASH-së, pjesëmarrës i luftërave të UÇK-së në Kosovë dhe Maqedoni, deputet i PDSH-së që më pas kaloi në ASH.

Shkarkimet vijnë vetëm dy ditë pasi që kreu i ASH-së, Ziadin Sela theksoi se ka një tendencë të paqartë për mos shkarkimin e kuadrove të partisë së tij.

“E them shumë haptazi, ne nuk jemi pjesë e qeverisë dhe kryeministri le të nisë t’i shkarkojë funksionarët tanë, se edhe ashtu ata nuk shkojnë në ato vende pune. Mjaft më me këto lojëra politike, ne nuk kemi nevojë për lojëra. Transparente ka qenë momenti kur jemi bërë pjesë e qeverisë, transparent kemi qenë me opinionin kur kemi dal prej qeverie dhe lojërat po ua lejmë tjerëve”, tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat