Moti i keq dhe reshjet e shumta, policia rrugore bën apelin e rëndësishëm - Bota Sot
Moti i keq dhe reshjet e shumta, policia rrugore bën apelin e rëndësishëm

Maqedonia

E mërkurë, 15 gusht 2018

Moti i keq dhe reshjet e shumta, policia rrugore bën apelin e rëndësishëm

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 17:42
Ilustrim: Maqedoni

Nisur nga situata e shtimit të numrit të informacioneve të marra nga shërbimi meteorologjik lidhur me përkeqësimin e kushteve të motit, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë e parandalohen ngjarjet Drejtoria e Policisë Rrugore ka një numër të konsiderueshëm porosish spër shërbimet në territor.

1. Të bëhet një organizim dinamik i shërbimeve të policisë rrugore në përputhje me situatat e trafikut dhe të kushteve atmosfrike me qëllim parandalimin e ngjarjeve.
2. Punonjësit e policisë rrugore në shërbim të pajisen me mjetet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve të policisë rrugor
3. Mjetet e shërbimit të policisë rrugore të jenë në lëvizje të vazhdueshme, në raste të vecanta të ndezin dhe mjetet e sinjalizimit shtesë e të patrullojnë të gjitha akset rrugore, duke ju tërhequr vemendjen përdoruesve të rrugës, për zbatimin e normave të sjelljes në rrugë.
4. Të bashkëpunohet me Entet Pronar të Rrugës dhe Nënkontraktorët për vënien në gadishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të ndihmës në rrugë.
5. Në zonat ku mund të bien rreshje bore, mjetet rrugore të jenë të pajisura me zinxhirë dhe të kërkohet vendosja e tyre në rastet kur rruga është e mbuluar me borë dhe ka prani të akullit në sipërfaqen e rrugës.
6. Të raportohet herë pas here për gjendjen e rrjetit rrugor dhe masat e marra për mirëmbajtjen e rrugëve, duke mbajtur kontakte me grupet që veprojnë në terren, duke marrë në kohë informacionet dhe masat parandaluese.
7. Për gjendjen e rrugëve dhe trafikut rrugor në tërësi, të njoftohet salla e drejtimit në DPPSH dhe sipas drejtimeve me specialistët e Sektorit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.
8. Shërbimet e policisë rrugore të rrisin prezencën në rrugë për të orientuar rrymat e trafikut rrugor, për të shmangur bllokimet e rrugëve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test