Osmani beson se Maqedonia në qershor do të pranojë datë për negociatat për anëtarësim në BE

Maqedonia

Osmani beson se Maqedonia në qershor do të pranojë datë për negociatat për anëtarësim në BE

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 23:06
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në emisionin ‘Top Tema’ deklaroi se kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker vjen për vizitë në Maqedoni për të nxitur reformat në vend dhe për të vlerësuar zbatimin e deritanishëm të proceseve reformuese.

Osmani është i bindur se Maqedonia do të jetë pjesë e dokumentit strategjik të KE-së për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, që javën e ardhshme duhet të publikohet në Bruksel. Parashikimet e Osmanit janë se Maqedonia në Samitin e NATO-s në qershor do të pranojë ftesë për anëtarësim, si dhe datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat