Shqiptarët, nuk janë në gjendje statike , po ashtu edhe nuk gjenden në letargji siç duan t’i paraqesin para opinionit vendor dhe ati ndërkombëtarë. Shqiptarët janë forcë politike dhe forcë ekonomike .Me vëmendje janë duke i ndjekur zhvillimet politike për ardhmërinë e shtetit,po ashtu janë duke i analizuar format dhe mënyrat e përpjekjeve për të iniciuar organizimin e referendumit për riemërimin e emrit të R. Maqedonisë. Organizatorët paraprakisht duhet të kenë njohuri për vullnetin e shqiptarëve për pjesmarjen në referendum.
Lëvizja për Iliridën do t’i drejtohet popullatës së Iliridës me kërkesë për bojkotim të çfarë do lloj referendumi, do të kërkohet nga shqiptarët të veprojnë me mençuri duke e bojkotuar referendumin, siç e bojkotuan referendumin për pavarësinë e R.Maqedonisë .
Shqiptarët nuk kanë nevojë për referendume të huaja,por kanë nevojë për përshpejtësimin e proçesit për jetësimin e referendumit të vet, të vitit 1992, ku dalja në referendum ishte 98%, nga Kumanova gjer në Prespë. Me këtë akt e dhanë verdikin për dëshirën reale, për funksionimin e shtetit të përbashkët dhe të barabartë, me R. Iliridës dhe R.Maqedonisë.Ky është opsion përfundimtar i shqiptarëve, për çdo opsion tjetër shqiptarët e Iliridës nuk kanë gatishmëri të kyçen.
Lëvizja për Iliridën Këshilli themelues