Zëvendëskryeministri Osmani takoi ambasadorin e Mbretërisë norvegjeze

Maqedonia

Zëvendëskryeministri Osmani takoi ambasadorin e Mbretërisë norvegjeze

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:00
Bujar Osmani

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, ku diskutuan për bashkëpunimin bilateral, për mbështetjen e projekteve të cilat Mbretëria Norvegjeze i ja siguron Republikës së Maqedonisë si dhe për aspiratat euro- atlantike të vendit tonë.

Osmani, siç informojnë nga kabineti i tij, në takim ka theksuar se mbështetja bilaterale të cilën Mbretëria Norvegjeze i ja siguron vendit tonë për projekte në pjesën më të madhe janë paraparë për realizimin e qëllimeve më të rëndësishme strategjike të vendit- integrim në BE dhe NATO dhe shprehu kënaqësi që e njëjta është në rritje këtë vit.

“Maqedonia gjendet në një periudhë të rëndësishme, kur priten vendime të rëndësishme për integrimet tona evropiane dhe euro- atlantike, dhe në këtë moment në veçanti falënderues për çdo ndihmë dhe mbështetje nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtar”, deklaroi Osmani, duke shtuar se pret mbështetjen e Norvegjisë edhe në periudhën e ardhshme”, thuhet në kumtesë.

Osmani informoi ambasadorin edhe për përmbajtjen e Strategjisë së publikuar të Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, për rëndësinë të cilën Strategjia ka për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë, si dhe për perspektivën e gjithë rajonit.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se në periudhën e ardhshme në mënyrë të barabartë të vihet fokus në dy procese; mbylljen e gjitha projekteve të përfunduara nga bashkëpunimi ynë i deritanishëm si dhe planifikimin dhe nisjen e realizimit të projekteve të bashkëpunimit bilateral për këtë viti dhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat