Shkup, organizohet debat për të rinjt dhe risitë

Maqedonia

Shkup, organizohet debat për të rinjt dhe risitë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 10:39
Ilustrim

Leksione dhe diskutime për temën “Të rinjt dhe risitë” do të fillojnë sot në fakultetin e maqinerisë në Shkup, si pjesë e edicionit të tretë të ngjarjes “Nata e identitetit”, që e organizon Institui Francez në Shkup.

Në takimin, që këtë vit i dedikohet programit “Fuqia e kreativitetit” do të prezantohet instituti i arsimit të lartë “Shkolla 42”, drejtori pedagogjik i së cilës është Olivje Kruze që do të flasë për digjitalizimin dhe transformimin në arsim dhe do të paraqes inkubatorin më të madh evropian të nisjes Stacioni F.

Prezantim do të ketë edhe studenti i vetëm i Maqedonisë në “Shkolla 42” Volhan Sallai, profesor në fakultetin e Maqinerisë , ndërsa Radmill Pollenakoviq do të flas për kushtet e inovacionit në planin ditorë, kurse pjesëmarrja është konfirmuar edhe nga Kristijan Danaillovski, bashkëthemeluesi më i madh në kompaninë maqedone për animacion – FHZH.

Hapjen e aktiviteti do ta bëjë ambasadori i Francës për Maqedoni, Christian Thimonier.

“Nata e identiteti” organizohet në bashkëpunim me fakultet e maqinerisë, elektronikës dhe teknologjisë informative, fakultetin e shkencave të informacionit, inxhinierisë kompjuterike dhe Fondacioni “Prof. dr. Dimitar Stamboliev”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat