Yiorgos Kaminis: Athina dhe Shkupi mund të bashkëpunojnë në sfera të ndryshme - Bota Sot
Yiorgos Kaminis: Athina dhe Shkupi mund të bashkëpunojnë në sfera të ndryshme

Maqedonia

E shtunë, 18 gusht 2018

Yiorgos Kaminis: Athina dhe Shkupi mund të bashkëpunojnë në sfera të ndryshme

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 11:18
Yiorgos Kaminis

Në të takimit të dy kryebashkiakëve të Athinës dhe Shkupit, Yiorgos Kaminis, kryebashkiak i Athinës thotë se do t’i përmbahen rolit të bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve për të porositur se bashkëpunimi me Shkupin është mënyra më e mirë që mund të bëhet në këto rrethana.

Në deklaratën e tij për Radio Tema, Kaminis thotë se me kryebashkiakun e Shkupit, Petre Shilegov, nuk do të flasin për zhvillimet politike dhe çështjen e emrit.

Kaminis shprehet se ftesa bëhet në këto momente për të porositur se mund të bashkëpunohet për shumçka, për shkëmbim përvojash, duke shtuar se në nivel të politikës më të ulët, të dy shtetet mund të bashkëekzistojnë.

Ai shpalosi se temë bisedash do të jenë siguria sociale, kultura sociale, risitë, si edhe të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test